Disidenti
Lajme

Meliza Haradinaj-Stublla reagon pas certifikimit të rezultateve: Sipas saj mediat e kanë fajin pse ajo nuk u bë deputete

0Shares

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi mbeti jashtë Kuvendit pas certifikimit të rezultateve sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj-Stublla incizimin e publikuar nga Insajderi e quajtur skemë kriminale e cila funksionoi dhe u tjetërsua vullneti qytetar pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

“Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese kundër meje”, ka shkruar ajo.

Ajo i ka bërë thirrje kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi që të deklarohet pasi emri i tij përmendet në incizimin e publikuar nga Insajderi.

“I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka… madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i plotë i saj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net