Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Mehaj: Kërkojmë nga NATO, BE dhe OKB të shqyrtojnë qasjen destruktive të Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi Serbia bleu sisteme raketore nga Serbia.

Mehaj tha se me këtë rast po konfirmohet sjellja shumë e rrezikshme dhe anti-perëndimore e Serbisë.

Ai në reagimin e tij pyeti se nga kush po rrezikohet Serbia dhe kundër kujt po armatoset ajo.

“Me blerjen e sistemeve raketore dhe armatimit të ri nga Kina, si dhe sistemeve të mëhershme nga Rusia, rikonfirmohet fuqishëm edhe njëherë sjellja destruktive, shumë e rrezikshme dhe anti-perëndimore e Serbisë”.

“Sipas informacioneve të dy ditëve të fundit, Serbia ka pranuar nga Kina sisteme të reja të armatimit duke shtuar kontingjentin e saj të mëhershëm të pranuar nga Rusia e Bjellorusia. Kjo shfaqje e neveritshme po ndodh në kohën kur BE dhe NATO dhe gjithë bota pro- vlerave euroatlantike është në përballje me sulmuesin e këtyre vlerave, Rusinë dhe aleatët e saj”.

“Nga kush rrezikohet Serbia, apo kundër kujt armatoset Serbia me sistemet më të avancuara sulmuese dhe mbrojtëse? Ç’është kjo hipokrizi? Deri kur me këto standarde të dyfishta?”.

I pari i Mbrojtjes ka kërkuar nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, të shqyrtojnë me seriozitetin maksimal qasjen destruktive dhe të rrezikshme të Serbisë.

“Prandaj, kërkojmë nga autoritetet e vendimmarrjes së NATO-s, BE-së dhe OKB-së, si dhe të gjitha instancat tjera të politikëbërjes pro-vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë të shqyrtojnë me seriozitetin maksimal këtë qasje destruktive dhe të rrezikshme të Serbisë që ndikon seriozisht në minimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net