Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Mediumi kroat: Ky është shkaku i aksidentit, njëri nga shoferët vdiq

Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident afër Slavonski në Koraci, dhe të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit, transmeton Gazeta Express.

Mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e voziste autobusin në atë kohë, raporton ky medium.

Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.

“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net