Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Mediumi anglez: Xhaka mund të hetohet

Mediumi anglez, Daily Express ka shkruar të shtunën se Granit Xhaka mund të hetohet nga FIFA për veshjen e fanellës “Jashari”.

Xhaka veshi fanellën e bashkëlojtarit Ardon Jashari pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë.

Xhaka u provokua vazhdimisht nga serbët, ndërsa ka festuar me pasion pas lojës. Daily Express nuk ka treguar se në çfarë burimesh mbështetet për këto pretendime. Kështu që nuk është e sigurt se FIFA do të hap hetime ndaj kapitenit të Zvicrës.

Provokimet e lojtarëve dhe huliganëve serbë ishin të vazhdueshme në ndeshje, duke përfshirë selektorin Dragan Stojkoviq.

Ai ka sharë shqiptarët, ndër të tjera. FIFA deri më tani nuk ka njoftuar për ndonjë hap të mundshëm ndaj Xhakës.

Mesfushori ka thënë se ka veshur fanellën e Jasharit për ta mbështetur lojtarin e ri.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net