Festa të pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim: numri i rasteve shpërtheu në Kosovë gjatë verës – dhe të kthyerit e sollën Coronan në shtëpi me ta, shkruan media austriake Heute, transmeton Gazeta Express.
Pak para pushimeve verore, qeveria kosovare hoqi pothuajse të gjitha masat e koronës. Dikush nuk donte të kalonte vera përsëri pa biznesin e rëndësishëm me vizitorët nga diaspora. Në fakt, shumë njerëz udhëtuan si kurrë më parë, shkruan “SonntagsZeitung”. Vetëm në korrik, 446,340 pasagjerë zbarkuan në Prishtinë – pothuajse dy herë më shumë se në vitet para-Coronas.
[the_ad id='11273']

