Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Meçi i dekadës: Fury-Usyk, caktohet data dhe shuma e majme e ndeshjes

Tyson Fury ka vendosur të rikthehet përsëri në boksin profesional, për tu takuar me kampionin aktual të peshave të rënda, Oleksander Usyk.

Meçi mes gjigantëve të boksit po cilësohet si ndeshja e dekadës, teksa në tavolinë janë kontratat milionëshe për të dyja palët.

Lufta mes tyre pritet të organizohet në Arabinë Saudite më 17 dhjetor, një ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Princi Mohammad Abdulaziz, ministri saudit për sport, konfirmoi: “Ne jemi shumë të interesuar në luftën për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Ne po kërkojmë ta bëjmë këtë në qytetin e Riadit”.

Pasi mundi Joshuan për herë të dytë, 35-vjeçari Usyk tha: “Lufta me Furyn është e vetmja që dua. Nëse kjo nuk ndodh, unë nuk mund të luftoj përsëri. Por, besoj se së shpejti do të luftojmë me njëri-tjetrin”.

Fury ka afat deri të premten që të tërhiqet, ndërsa ka thënë se pret 500 milionë euro për të rihyrë në ring.

Ai do të duhet të modifikojë këtë kërkesë, por mund të presë të marrë 45-50 milionë euro nga një paketë luftimi me vlerë të paktën 150 milionë euro.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net