Edhe sonte në spektaklin e përmbledhjes javore të Big Brother VIP kanë ndodhur rrëfime e ngjarje interesante.
Njëra nga më të komentuarat ditëve të fundit padyshim ishte historia mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, për të cilën ata kanë sqaruar gjithë atë që ka ndodhur mes tyre dhe lidhjes që kanë krijuar.
Fillimisht ishte Donaldi ai që ka folur për historinë e tij me Bora Zemanin, dhe më pas edhe për ndjenjat që ka krijuar për Beatrix.
Aktori ndër tjera tha se kishte pritur një shenjë nga Bora nëse ajo po e priste jashtë, por që nuk e mori kurrë, teksa tha se ndihet në faj që nuk ishte sqaruar me të para se të krijonte raporte të afërta me këngëtaren brenda shtëpisë.
Ndërkohë, më pas edhe Beatrix u ballafaquar me opisionistët në studio, duke treguar anën e saj të rrëfimit ajo dukej e emocionuar dhe në siklet.
Foto: Top Channel
Këngëtarja u shpreh se nuk duhej të ishte hedhur kaq lehtë dhe kaq shpejtë për të krijuar një lidhje me Donaldin, teksa i ka kërkuar falje Bora Zamanit që ka hyrë mes historisë së tyre të dashurisë, pa u sqaruar ata të dy fillimisht.
“Nëse kam patur pëlqim për të nuk e kam shprehur e kam mbajtur brenda, nuk e kisha menduar kurrë, nëse më pëlqente diçka që bënte Donaldi ikja, pastaj banorët na ngacmonin, nuk kam bërë asnjë hap as nuk do e bëja kurrë pa patur siguri nga ana e Donaldi, nuk do e kisha marr hapin kurrë pa e bërë me dije që nga ana e tij ka një ndjenjë”, është shprehur Beatrix.

