Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Me vrasjen e Kurtit do të dobësohej VV-ja, do të forcohej PDK-ja e AAK-ja”, ja plani i plotë i atentatit ndaj Kurtit dhe të tjerëve

Prek Kodra është vlerësuar për kohë të gjatë si armiku numër 1 i pushtetit në Kosovë, tregon një dokument ekskluziv.

Ai është vlerësuar si person që është i angazhuar për të shkaktuar tërmet në skenën politike. Nuk përmenden në raport urdhërdhënësit e tij dhe nuk ceken se janë siguruar prova, por raporti tregon se Policia e Kosovës kishte dyshuar se plani i Prek Kokaj kishte për synimin dobësimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në të njejtën kohë fuqizmin e dy partive opozitare, PDK-së e AAK-së.

Gazeta ka siguruar dokumentin ekskluziv të organeve të sigurisë lidhur me dyshimet, se në vitin 2021 po përgatiteshin tri atentate – ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe Ismet Haxhës.

Në këtë raport vlerësohet se Prek Kodra, si i dyshuar kryesor në këtë rast, me vënien në jetë të planit, ka pasur për qëllim ndryshimin e madh të skenës politike kosovare.

Lidhur me këtë situatë, ish-drejtori i Policisë së Shqipërisë ka bërë një raport informues. Këtë raport ia ka përcjellë akterëve tjerë të Policisë në Shqipëri. Në raport ceken informatat dhe dyshimet e Policisë së Kosovës lidhur me të dyshuarin.

Siç thuhet në këtë dokument të siguruar Policia e Kosovës, ka dyshuar se qëllimi i këtyre atentateve ishte destabilizimi i Republikës së Kosovës.

“Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK-ja dhe AAK-ja do të marrin udhëheqjen politike në vend dhe do të shpërbëhej Shërbimi i Sigurisë së Kosovës”, thuhet në raport.

Aty përmendet edhe koha kur planifikohej të bëheshin të tri atentatet ndaj Kurtit, Halitit e Haxhës.

“Sipas informacioneve, të tre atentatet do të ndodhin brenda 4 muajve të ardhshëm”, shkruan në raportin .

Madje përshkruhej se me çfarë armësh do të kryheshin vrasjet.

“Vrasja e Ismet Haxhës është planifikuar të kryhet me pushkë gjahu, ndërsa atentatet e tjera me snajper apo pushkë”, thuhet në dokumentin e siguruar.

Sipas informacioneve të organeve të sigurisë, dyshohej se sipas plainfikimeve objektivi i parë i vrasjes do të ishte Ismet Haxha.

“Objektivi i dytë është Xhavit Haliti, deputeti dhe ish-deputeti i PDK-së, i cili do të vritet një muaj pas Haxhës, për ta bërë atë të duket si hakmarrje për atentatin ndaj Haxhës”.

“Objektivi i tretë është kryeministri Albin Kurti, i cili do të vritet një muaj pas vrasjes së Halitit”, thuhej në raport.

I dyshuari Kodra, i vetmi person që përmendet në raportin policor lidhur me dyshimet për përgatitje të atentateve ndaj Kurtit, Halitit e Haxhes, ka të kalauar kriminale.

Kodra, i lindur me 1 maj 1976, sipas raportit policorë të siguruar nga Gazeta ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe pushkëve. I njëjti dyshohet se është i përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

“Me shumë mundësi, ai jeton në Shkodër të Shqipërisë dhe operon në tre lokacione: Tropojë (Shqipëri) dhe Ferizaj dhe Deçan në Kosovë”, thuhet në dokument.

Sipas autoriteteve të Policisë Shqiptare, Kodra, është hetuar nga Sektori i Krimit në Shqipëri për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2016, pasi në një kontroll në shtëpinë e tij u gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë dhe një kontroll shtesë në vitin 2021, u gjetën municione luftarake.

“Në shtator të vitit 2021, urdhri i kontrollit u anulua, por ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë”, thuhet më tej në këtë raport.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net