Disidenti
Lajme

“Më vonë do të shihet fataliteti i këtij takimi”/ Analisti nga Amerika tregon prapavijën e takimit Rama – Abdixhiku

0Shares

Javë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky takim nxiti edhe reagime të shumta, marrë parasysh qëndrimet e Ramës ndaj projektit të “Ballkanit të Hapur” dhe përkrahjen e politikave të Vuçiqit.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Binak Maxharraj.

Profesori tregoi një historik të shkurtër në lidhje me raportet që PS e Shqipërisë dhe LDK e Kosovës nuk kanë pasur asnjëherë.

“Takimi i këtyre ditëve i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me kryeministrin e Shqipërisë nuk ishte fortë i qëlluar që doli të jetë shumë dëshpërues dhe me shumë reagime që më vonë do të shihet fataliteti i këtij takimi duke i pas parasysh raportet hiq të mira midis Partisë Socialiste të Shqipërisë si trashëgimtare e Partrisë komuniste të Shqipërisë e cila për shumë dekada e udhëhoqi me diktaturë të egër e ç’njerëzore Enver Hoxha dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga koha kur në krye të LDK ishte dr Ibrahim Rugova, raporte këto që shkaktuan përplasje dhe vragë të thella midis këtyre dy partive më ç’rast Partia Socialiste e Shqipërisë në vazhdimësi e ka fyer LDK duke e fyer dhe njollos turpësishtë pa fakte dhe argument edhe figurën e Ibrahim Rugovës”, u shpreh ai.

Më tutje analisti thotë që kjo përplasje kulmoi kur Rugova në Shqipëri nuk pranoi asnjë kusht që të i bëjë homazhe Enver Hoxhës tek varri i tij.

“Kjo përplasje kulmoi që atëherë kur Ibrahim Rugova e vizitoi Shqipërinë por nuk pranoi me asnjë kusht të bëjë nderim figurës së Enver Hoxhes të varri i tij në kompleksin memorial “Nënë Tereza”në Tiranë me ç’rast komunistet e Shqipërisë të konvertuar në Socialit ia zunë për të madhe. Nga ky rast filluan edhe përplasjet midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, theksoi Maxharraj.

Ndërsa kulmi i përplasjes së këtyre dy partive ishte edhe gjatë luftës në Kosovë kur LPK me krye me PAN kanë bërë intriga kundër Rugovës.

“Kjo përplasje midis këtyre dy partive sikur kulmoi edhe gjatë Luftës në Kosovë me intrigat e te ashtuquajturit Shtabi i Rognerit të cilin e udhëhiqnin LPK në krye me H.Thaçin, K.Veselin, Xh.Halitin të cilët më shumë u morën me intrigat e luftës, me përqarjën e saj me sulme kundër LDK dhe Ibrahim Rugovës se sa me luftën kundër Serbisë. Pra ky Shtab në fokus e kishte luftën e përqarjes në frontin e luftës kundër luftëtarëve të Ibrahim Rugovës të cilët ishin përfshirë me mbi 70% në frontin e luftës kurse LPK pothuajse nuk kishte luftëtarë në front por vetëm disa të ashtuquajtur komandant përqarës”, potencoi profesori.

Ndër të tjera Maxharraj përmend edhe Shtabin e Rognerit të cilët kërcënonin dhe bënin dëm shumë ushtarë deri tek likuidimi fizik të tyre.

Komandantët e Rognerit me dëshirë e luftonin kundër Ibrahim Rugovën se sa me Serbinë, shtoi ndër të tjera profesori.

“Sabotuesit e luftës, puçistët e LPK(ne krye me H.Thaçin. K.Veselin. Xh.Halitin,etj) të cilët komandonin nga Shtabi i Rognerit i ndiçnin i kërcënonin oficerët, ushtarët e FARK-ut të Shqipërisë që e udhëhiqte krimineli Fatos Klosi, e deri në likuidim fizik të tyre. Këtë më së miri e ilustron fakti i vrasjes makabre të ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi i ndihmuar edhe nga strukturat neokomuniste si Rexhep Mejdani, Fatos Nano, Fatos Klosi,e etj. Bile disa ditë para vrasjes së ministrit Krasniqi Hashim Thaçi iu kërcënua hapatas duke i thane se, “shumë shpejtë do të kryejmë punë edhe me ty”.

Pra, komandantët e Rognerit me dëshirë e luftonin kundër Ibrahim Rugovën se sa me Serbinë, me ç’rast shumë figura të njohura te FAR-ku u zhdukën pa gjurmë që as sot nuk ju dihen varret se ku i kanë. Ani pse Beteja heroike e Koshares ishte meritë dhe epope e ushtrisë së Ibrahim Rugovës”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net