Disidenti
Uncategorized

“Me Vetëvendosjen kam raporte të mira”, a po përgatit Berisha koalicon parazgjedhor

0Shares

Kandidati për kryetar të Istogut nga AAK-ja, Bekë Berisha, është shprehur në Frontal se qytetit të tij i nevojitet ndryshim dhe perspektivë.

Bekë Berisha i cili është në balotazh me Ilir Feratin e LDK-së, tha se partia e Feratit ka mendësi të vjetër politike.

“Jam për me i hap perspektivë të rinjve në Istog, për me siguru ujin që 20 vite që nuk e kanë hala, e kam zgju ndjenjën për ndryshim, shihet qartë se ka përkrahje nga qytetarët nga të gjitha anët. Edhe Istogu po don me bë ndryshimin, ka qenë i nevojshëm çdoherë. E kam bë një plan për Istogun, për bujqësinë, për turizmin, për zhvillimin ekonomik, është një plan që po ma artikulojnë ëshë oponentët e tjerë. Tani jam në balotazh me LDK-në, me një mendësi të vjetër politike, por kësaj radhe opozita, ndryshimi ka fitu me 60%, unë e kam me 27%, por me partitë opozitare kundër pushtetit aktual janë 60%”, tha Berisha në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Tutje, ai u pyet nëse do të bëjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti. Ai tha se më Lëvizjen Vetëvendosje ka raporte të mira, por se vendimarrja te kjo parti dallon me AAK-në.

“Me VV-në kam raporte të mira, jam duke bisedu, ata e kanë vendimarrjen pak më ndryshe prej neve, p.sh, unë në Istog për shtëpinë tonë, për oborrin tonë, t’u i njoft problemet nuk mundem me vetë qendrën se çka me bë në Istog, apo nuk e shti Istogun në llogari, të komunave të tjera. Për neve ndryshimi është jetik”, u shpreh ai.

Kujdes: Tregu i Kosovës i mbushur me para false, dy banka dorëzojnë qindra 2-she, 100-she e 50-she të falsifikuara

Disidenti.net

Ekskluzive: Policia bastis shtëpinë e Princ Dobroshit në Pejë, bosit të drogës që njihet si ‘Peshkaqeni’

Disidenti.net

“Ajo ndihmoi në të gjitha situatat”, vendi ku punonte Liridona hap llogari bankare, paratë shkojnë për familjen

Disidenti.net