Disidenti
Lajme

“Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

0Shares

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon të jetë temë diskutimi në vend.

Një debat i ashpër është zhvilluar sonte mes ish-ministres së Financave asokohe Hykmete Bajrami dhe deputetit të VV-së Arbër Rexhaj.

Rexhaj e ka quajtur skandal vjedhjen e Thesarit të shtetit, duke shtuar se vjedhja i është kryer ish-ministres Bajrami “para syve”.

“Unë nuk mendoj se ka qenë e mirë për institucionin për me u vjedh Thesari, megjithatë mendoj se përbën skandal, pate apo nuk pate faj ti. Unë nuk po them që ke pas faj ti, unë po them që ka qenë skandal…Thesari me tu vjedh para syve është skandal”, tha ai.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Bajrami e cila tha se ajo nuk është fajtore, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi.

“Unë s’kam pas mundësi të dyshoj te të gjithë 2 mijë punëtorët e Thesarit. E kemi zënë njerin, e kemi lajëmru te të gjithë institucionet, njeriu sot është në burg dhe ka aktakuzë”, shtoi ajo.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net