Juliana Nura, senzacioni i Big Brother VIP Kosova dha intervistën e parë pas daljes nga shtëpia në Prive.
Ajo iu përgjigj 25 pyetjeve të famshme nga hapësira ku kaloi 103 ditë të plota në garë për çmimin e madh.
Juli u pyet për shumëçka nga personalja por edhe loja.
Ajo u shpreh se nga pesë finalistët, fitoren më së paku e meritonte Vedati.
Për të parën herë, bukuroshja komentoi deklaratat e Noizyt sa ajo ishte brenda shtëpisë.
Reperi u pati distancuar nga Juli duke thënë se nuk ka të bëjë me të dhe emri i tij po përdoret vetëm për vëmendje.
“Nuk u befasova sepse tek e fundit çdo njeri i ka ndërgjegjen e vet, e vërteta është se publiku na ka pa bashkë, shoqërinë e kemi të përbashkët edhe krejt ky Big Brother ja ka fillu prej qasaj teme se ku jemi taku me Stresin dhe e din edhe personi në fjalë (Noizy)”, ndërsa shtoi se nuk është zhgënjyer nga reperi. Jeta më ka mësuar të mos zhgënjehem”, u shpreh Juliana.

