Disidenti
Lajme

“Më kujtohen vetëm gropa dhe Mercedes të zinj nga Shqipëria e vitit ‘92 ”, biznesmeni holandez: Ndryshimi është fenomenal

0Shares

“Kam qenë në vitin 1992 në Shqipëri, kur mbërrita ishte me gropa kudo. Më kujtohen vetëm Mercedes të zinj”.

Kështu u shpreh në takimin me kryeministrin Edi Rama, biznesmeni holandez, fitues i tenderit të Porto Romanos në Shqipëri, i cili thekson ndryshimet e mëdha që nga ajo kohë.

“Kam qenë në ’92 në Shqipëri, kur mbërrita ishte me gropa kudo. Më kujtohen vetëm Mercedes të zinj. Gjetëm një partner lokal konsulent dhe shkuam te zyra e tij, ishte një lloj zyre në një banesë në një bllok apartamentesh. Kjo më kujtohet në ’92 pastaj tenderi erdhi vite e vite më vonë dhe zonja Balluku përmendi tenderin e hapur për Porto Romanon dhe i thashë se tenderi është sfidues, por thamë që do ta bëjmë dhe do të fitojmë. U përballëm me konkurrencën nga vendet fqinje. Italia është shumë pranë Shqipërisë dhe kanë favor. Fituam tenderin dhe kam 8 muaj që jam në Shqipëri dhe ndryshimi nga ’92 është fenomenal. Ka shumë gjallëri e frymë pozitive në Shqipëri. Ishim në një proces 100% transparent, ku u përballëm me njerëz profesionistë e të angazhuar se është punë në ekip”.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net