Disidenti
Lajme

Më këtë datë hapet aplikimi për subvencione për bujqit

0Shares

Më 26 prill do të hapet periudha e aplikimit për subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Gazeta Sinjali.

Duke ftuar fermerët që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij Programi, ministri i MBPZHR-së, Faton Peci ka theksuar se në kuadër të këtij Programi kanë adresuar rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka thënë Peci.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net