Kiara dhe Olta janë kryefjala e ditës së sotme pasi janë në nominim “kokë më kokë” dhe një prej tyre do të largohet duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” dy vajzat i kaloi në suitë ku përvec darkës, Kiara dhe Olta duhet t’u përgjigjeshin “sfidës së pyetjeve” të përgatitur nga produksioni ose nëse refuzonin duhet të pinin “shoots” me tekila.
Pyetje: A keni blerë ndonjë lodër seksi dhe çfarë ka qenë?
Kiara: “Unë nuk kam blerë por kam një episod qesharak. Shoqet e mia për ditëlindje më kishin blerë një dhurate te çuditshme, një ashtu të madhe (penis fallco), e gjitha ishte në kuadrin e shakase. Por më e sikletshmja ka qenë momenti kur pas disa kohesh ma ka gjetur mami im në shtëpi (qesh). Unë e kisha fshehur ne nje sirtar por kur ka pastruar padashje e ka gjetur mami dhe me ka thënë çfarë është kjo dhe e ka hedhur në kosh të plehrave. Shumë siklet ishte (qesh)”

