Disidenti
[the_ad id="378"]
Showbizi

Më e dashuruar se kurrë, Rita Ora e cilëson bashkëshortin si ‘Zoti i seksit’

Rita Ora dhe Taika Waititi janë të martuar prej pak më shumë se një viti, por duket se shkëndija e pasionit është ende e ndezur mes tyre.

Të paktën këtë e zbulon si buzëqeshja, ashtu edhe deklaratat e Ritës, e cila nuk ka ngurruar në daljen e saj televizive ta cilësojë të shoqin si “zotin e seksit”.

E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ , Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.

Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“.

Më pas këngëtarja u skuq e turpshme teksa shikonte ambientin me një buzëqeshje dinake në fytyrë.

[the_ad id='11273']

Nesër i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Disidenti

Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Disidenti.net

“500 forca policore kanë qenë tek shtëpia ime” – Stresi i reagon sërish ministres Haxhiu

Disidenti.net