Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Mbyllet Gjinekologjia: Dyshohet se gruaja shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti

Klinika Gjinekologjike është mbyllur, pas dyshimeve për vrasjen e një gruaje atje.

Gazeta Nacionale po qëndron pranë vendit të ngjarjes, prej ku ka mësuar se Gjinekologjia është mbyllur, dhe hyrja emergjente po përdoret vetëm nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, Nacionale mëson se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatëzënisë.

Po ashtu, mediumi ’’Koha.net’’, ka raportuar se dorasi në këtë rast, dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.

Nacionale pas pak do t’ju informojë me zhvillimet e tjera rreth këtij rasti.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net