Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Matoshi: Kjo kombëtare ka nevojë për një psikolog

Analisti Halil Matoshi ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë, ku “dardanët” u mposhtën me rezultatin 0-1 në “Fadil Vokrri”.

Për Matoshin, “Kombëtarja kosovare nuk funksionon” dhe sipas tij lojtarët sillen me papërgjegjshmëri në fushë.

“Kjo kombëtare ka nevojë për nji psikolog ose nashta edhe nji mësues që i motivon me u ngjitë në nivel të nji kombëtarje! Me i mbajtë veshë ngjyrat kombëtare të Kosovës së rilindun p’ej hini, e t’lame me gjak, cep me cep, asht kreni që duhet me t’i dridhë gjujt, që kur intonohet himni e deri në fishkëllimen e fundit të arbitrit”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Sipas, Matoshit, jo të gjithë lojtarët kanë “edukim kombëtar kosovar” dhe trajneri Giresse nuk e njeh mentalitetin ballkanik sipas Matoshit.

“Disa nga lojtarët janë të prirun nga mentaliteti inferior i emigrantit e disa janë mendjemdhaj. Disa edhe sillen me demeli”, mendon Matoshi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net