Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Matoshi: Asnjë hoxhë nuk më bindi se në Kuran shkruan që gruaja duhet të mbulohet

Halil Matoshi në debatin e organizuar në Info10, komentatori politik Halil Matoshi ka treguar se pavarësisht se e ka lexuar librin e shenjtë Kuranin, asnjë dijetarë arabë nuk e ka bindur se gruaja e ka për obligim mbajtjen e shamisë dhe hixhabit, shkruan Gazeta10.

“Problemi është që kjo nuk ëhstë një e drejtë kushtetuese. E kam lexu Kuranin nja dy-tri herë, edhe asnjëherë asnjë dijetar arab s’më ka bindur që në Kuran shkruan duhet me u mbulu me shami me hixhabë femra myslimane. Por, në ajete kuranore përmendet mbulimi i disa pjesëve të trupit”, tha Matoshi në Info10.

“Të jesh një mysliman i mirë me të gjitha të drejtat që t’i garanton Kushtetuta dhe shoqëria që nuk t’i ndalon, nuk do të thotë që ti patjetër me u mbulu me shami”, shtoi më tej Matoshi. /Gazeta10

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net