Disidenti
Lajme

Mashtrohet punëtori i Express Postës, i riu në Pejë vjedh dy iPhone 14 dhe e kthen paketimin thatë

0Shares

Kompanitë e ndryshme që funksionojnë si posta të shpejta janë shpesh cak i vjedhjeve e grabitjeve. Punëtorët janë ata që ballafaqohen me hajnat që shpesh i sulmojnë e gjejnë forma të ndryshme për të kapur sado pak gjësende me vlerë ose para ta gatshme. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë viktimë ishte një punëtor i Express Postës, i cili u mashtrua nga një qytetar, të cilit ia dërgoi një pako me dy telefona, për çka i dyshuari duhej të paguante rreth 3 mijë euro. Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, të shtunën në orët e mbrëmjes.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht punëtori i postës i kishte dërguar në atë lokacion dy telefona iPhone 14 pro max që i dyshuari i kishte porositur. Por pakon që e pranoi i dyshuari ia ktheu mbrapsht viktimës, me arsyetimin se nuk të holla për t’i paguar.

Ky vetëm ishte pretekst i të riut, pasi siç mëson Sinjali i njëjti ia ktheu postës pakon e thatë, pasi dy telefonat ia kishte bërë vetes “dhuratë” për fundvit, pa asnjë centë. Gjithçka u zbulua pasi punëtori i postës pas një periudhe të shkurtër e kuptoi se pakoja ishte e thatë.

Përballë kësaj situate, ai e njoftoi Policinë dhe për pasojë i riu që i vodhi telefonat nuk shpëtoi nga prangat e Policisë. Një njësi policore u aktivizua dhe arriti ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas përfundoi në Qendrën e Mbajtjes, pasi ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net