Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Lushtaku bën ankesë në Supreme, thotë se pushteti i Kurtit është i njëjtë me atë të Millosheviqit

Ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidimi për kryetar të Skenderajt.

Kjo për shkak se Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” ish-nënkryetarit të PDK-së.

Në anën tjetër, edhe PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e tij.

Lushtaku ka bërë me dije se ka bërë një ankesë edhe në Gjykatën Supreme.

Ndërsa, ai ka thënë se pushteti i kryeministrit Albin Kurti është i njëjtë si ai i Millosheviqit.

“Unë kam bërë ankesë në Gjykatën Supreme. Me thënë të drejtën më së paku pres drejtësi në këtë vend. Qëllimi është me penalziu PDK-në, sepse mua s’kanë çka me më ba. Edhe Serbia më ka dënuar më 20 vite, ky është pushtet i njëjtë si i Millosheviqit si i Albin Kurtit”, ka thënë Lushtaku për indeksonline.

Kujtojmë se PDK e ka zëvendësuar Lushtakun me deputetin Fadil Nura për kryetar të Skenderajt, i cili më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune.
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net