Disidenti
Showbizi

“Lufta për Luizin se kush do ta marr i pari në koncert”, kaq mijë euro pritet të paguhet ai për një performancë

0Shares

Luiz Ejlli, këngëtar me një karrierë të suksesshme në muzikë, dhe me një famë jashtëzakonisht të madhe si banorë i Big Brother VIP Albania, është një nga personat më të komentuar të momentit.

Ejlli po konsiderohet si konkurrenti kryesor për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh në BBVA.

Megjithatë, një sukses i madh e pret edhe pas daljes së tij nga shtëpia e famshme përfshirë rikthimin në muzikë.

Foto: Big Brother VIP Albania

Tashmë ‘lufta’ për të marr perfomancën e tij ekskluzive pas daljes nga BBVA ka nisur në mes të klubeve të natës duke bërë që të ofrohen edhe shifra të mëdha parash për një koncert të Luizit.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i klubeve të natës në Shqipëri, Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.

“Luizi do të kërkohet shumë nga klubet e natës dhe lufta do të jetë se kush do ta marr i pari, unë kam marrëdhënie të afërta me familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, shifrën e di, një diskutim që është bërë dhe ofruar, shifrat kanë filluar me pesë (mijë), me 7 dhe kanë arritur në 10-të sepse është bërë si ankand dhe deri tani ka arritur deri në 10-të, por ende nuk dihet deri të përfundojë Big Brother”, ka thënë Demika.

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur më pak se një muaj deri në finale e BBVA që mbahet më 6 maj dhe mbetet të shihet se si do të jetë rrugëtimi i këngëtarit shkodran pas aventurës në shtëpinë e famshme.

Xhuli thotë se u arrestua nga policët serbë në Shtërpcë: I shajta me nënë në shqip, m’i lidhën duart e më …

Disidenti.net

Shumë më e re se këngëtari, e dashura e Robert Berishës ju lë ‘pa fjalë’

Disidenti.net

Kaderi: Pos hundës s’kam asnjë operacion, edhe pak buzët

Disidenti.net