Mbrëmjen e sotme u zbulua nga vetë Lorenci se ka pasur një lidhje mes tij dhe Keisit para hyrjes në Big Brother.
Ky lajm ka ardhur si bombë për banorët, ndërsa Keisi ishte e paqartë pse Lorenci e kishte zbuluar pa u konsultuar me të. Nga ana tjetër, ashtu siç pati një reagim për lidhjen me Kristin, babai i Keisit, këngëtari Sabian, ka reaguar duke e cilësuar “besëprerë” Lorencin.
“Keisi je princesha e babos jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe nuk futem më aty se te pres jashtë të tërheq veshin, gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.