Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Lladrovci: Doarsa grua e fortë në politikë, dëm që nuk erdhi në PDK, aty ku forca e bën fuqinë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar aderimin e deputetes Doarsa Kica Xhelili nga LVV te LDK.

Lladrovci thotë se rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit.

“Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime. Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.

Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.

Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.

Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net