Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Lista Serbe: Prania e FSK-së në Mitrovicë të Veriut, i ka shqetësuar banorët

Lista Serbe me anë të një komunikate për media, është ankuar se zyrtarë të FSK-së kanë kaluar në anën tjetër të Ibrit.

Në këtë komunikatë, nga Lista Serbe thonë se prania e FSK-së në Mitrovicë të Veriut, i ka shqetësuar banorët e kësaj ane.

“Nëse institucionet e Kosovës janë të sinqerta në synimin për të lehtësuar luftën kundër kovid atëherë ata duhet të mundësojnë zbatimin e proceseve të vaksinimit në institucionet tona shëndetësore, të mos ndalojnë shpërndarjen e vaksinave dhe të kërcënojnë arrestimet e mjekëve tanë në vazhdën e pandemisë”, thuhet në komunikatë.

Automjetet e blinduara nuk janë një mjet për të luftuar pandeminë, por për të prishur paqen dhe qetësinë e njerëzve tanë, shtojnë tutje nga Lista Serbe, duke thënë se banorëve të kësaj ane nuk ju mungojnë maskat mbrojtëse, ilaçet e oksigjeni, sepse po furnizohen me të njëjtat nga Qeveria e Serbisë.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net