Disidenti
Lajme

Lirohet Sami Lushtaku, i sekuestrohet telefoni

0Shares

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Sami Lushtaku, është liruar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pas intervistimit rreth një orësh, Lushtaku është lënë i lirë, teksa i është sekuestruar telefoni i tij personal.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka konfirmuar se Lushtakut i është sekuestruar telefoni.

Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësi pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Djali i tij, Mërgim Lushtaku, i tha Sinjalit sonte se sipas avokatit, Lushtaku është ndaluar vetëm për telefon.

Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it“, tha ai për Sinjalin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, konfirmoi për Sinjalin se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme, të cilat mbështeten nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net