Me 65 vota pro, 39 kundër nuk kalon Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, miratuar nga Qeveria Kurti.
Pritet që ky projektligj ta marrë rrugën e zakonshme të procedimit.
Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalur partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se mbështesin këto ndryshime.
I pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka kundërshtuar mënyrën e procedimit për këto ndryshime ligjore.
“Ky është një akt i turpshëm që LVV po e bënë. Iniciativa e parë e Kurtit nuk është për pandeminë e as ekonominë por për zgjedhjet. Po shihet se është kujdesur ta heq ndalesën që ia ka pamundësuar kandidimin në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se është thellësisht i habitur me këtë iniciativë te Vetëvendosjes.
“Të jemi të qartë. Kosova ka nevojë për ndryshim të ligjit për zgjedhje. Diasporës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada. LDK gjithmonë e ka mbështetur. Por reforma zgjedhore nuk mund të behet brenda natës”.
Abdixhiku thotë se veprimet e LVV-së janë veprime shantazhuese ndaj opozitës.
“Këto veprime janë llogaritje të qëllimshme për të prodhuar jostabilitet”.
Ai thotë se LDK pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet për zgjedhjen e presidentes.
“Po shihet se mendën e keni pasur vetëm te zgjedhjet”, ka thënë më tej Abdixhiku.