Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Lideri çeçen-Putinit: Mbylli sytë dhe na lejo ta përfundojmë të gjithën në Ukrainë për 2-3 ditë

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, njëherit aleati kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, në luftën kundër ukrainasëve, ka bërë thirrje për një sulm të egër kundër Ukrainës.

Kadyrov, i cili mban gradëne general-majorit në Gardën Kombëtare Ruse, ka kërkuar nga Putini që të mbyll sytë për gjithçka dhe të bombardojë Ukrainën në mënyrë që sipas tij të kursehen humbjet e mëtejshme ruse, raporton Daily Mail.

Në një audio-mesazh, lideri çeçen, forcat e të cilit janë dislokuar në Ukrainë, dëgjohet teksa i thotë Putinit se është gati të vdes për të.

“Shoku President, Shoku Komandant Suprem. Unë kam thënë disa herë se jam këmbësori juaj modest, se jam gati të jap jetën time për ju. Por nuk mund të vazhdoj të shikoj luftëtarët e mi dhe tanët që po vdesin, forcat e ministrisë sonë të mbrojtjes, rojet kombëtare dhe të tjerët…Unë po ju kërkoj me forcë që të mbyllni sytë ndaj gjithçkaje dhe të na lejoni t’i përfundojmë të gjitha brenda një ose dy ditësh”, thuhet në audio.

“Vetëm kjo do të shpëtojë shtetin tonë dhe popullin tonë, ky është besimi im i fortë”, thuhet tutje aty.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net