Disidenti
Sport

Lewandowski prezantohet te Barcelona: Jam këtu për të shënuar gola dhe për të fituar, i gatshëm për Real Madridin

Barcelona ka prezantuar më në fund, pasditen e sotme në Miami, Robert Leëandoëskin si futbollistin e ri të klubit.

Prezantimi zgjati më shumë se dhjetë minuta dhe futbollisti e ka bërë të qartë se është i etur për gola dhe sukses.

Ai dëshiron të tregojë cilësinë e tij që në ndeshjen e radhës kundër Real Madridit në miqësore.

Polaku ishte në humor të mirë në prezantimin e tij: “Përshëndetje, unë quhem Robert, jam nga Polonia dhe jetoj në Barcelonë ”, ka komentuar futbollisti para se të nisë fjalimin.

Tutje ai shtoi se është në vendin e duhur për të fituar dhe se është i uritur për gola.

“Në futboll është e rëndësishme të duash të fitosh dhe mendoj se jam në vendin më të mirë për ta bërë këtë. Jam i uritur për gola”.

“Ne kemi shumë punë për të bërë, por ka shumë cilësi në ekip dhe shumë potencial. Unë jam në një klub të mirë”, ka thënë polaku.

 

Leëandoëski në fund tha se ka stërvitur me shokët e ekipit dhe është gati për ndeshjen e radhës, që i bie të jetë ndaj Real Madridit.

“Kam bërë seancat e fundit stërvitore me shokët e mi dhe jam gati të luaj në ndeshjen e radhës. Shpresoj të shënoj shumë gola, është sfida ime”, deklaroi sulmuesi.

 

Në fund presidenti i klubit, Joan Laporta, i uroi mirëseardhje, duke i thënë se Barcelona ka pritje të mëdha në të. /Telegrafi/

Ballkani mposht Shkupin në shtëpi – “me një këmbë” në Europa Conference League

Disidenti.net

Shuhet skuadra e dytë më e trofeshme në Kosovë

Disidenti.net

Wenger e pranon se ende është i “mërzitur” me largimin nga Arsenali

Disidenti.net
Disidenti

Lewandowski prezantohet te Barcelona: Jam këtu për të shënuar gola dhe për të fituar, i gatshëm për Real Madridin