Disidenti
Lajme

LDK: Të shkarkohet menjëherë Martin Berishaj, të hetohen edhe Kurti, Osmani e Gërvalla

0Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media pas raportimeve në mediat sllovene rreth ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërkohë kanë bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së Martin Berishajt.

Kur e thonë këtë, LDK thotë se duhet hetuar edhe kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Kërkesat e LDK-së: Kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seancë plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit; Të shkarkohet menjëherë Ambasadori Martin Berishaj; Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shëartz.

Nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojmë hetim nga prokuroria e shtetit për z. Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për “Deklarim të rremë nën betim”, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”, thuhej në konferencë.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net