Disidenti
Lajme

LDK-ja kërkon nga Qeveria ta fillojë menjëherë dialogun me sindikalistët

0Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e mirëpret lajmin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët publikë.

LDK-ja ka thënë se është dëshmuar sërish se Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Partia në opozitë i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë dialogun me sindikalistët.

“Thirrjet tona për çështje të tilla, dëshmoi edhe njëherë që Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tonë. LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se është ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot. Qeveria duhet të dëgjojë e pranojë kërkesat e tyre që procesi të filloj menjëherë, nxënësit tanë të kthehen në bankat e shkollës e mësimdhënësve tanë t’u kthehet dinjiteti”, thuhet nga LDK.

Po ashtu LDK ka bërë thirrje që në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës të procedohet Ligji për Paga dhe të diskutohet e i njëjti të hyjë në zbatim nga janari i vitit 2023.

“Njëjtë sikurse kemi propozuar dhjetëpikëshin tonë për tejkalimin e krizës energjetike jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ekspertizën tonë për të gjetur zgjidhje ndaj krizës ekonomike dhe problemeve me të cilat po përballen qytetarët tanë”, thuhet nga LDK-ja.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net