Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

LDK-ja është mbledhur në Pejë, kjo është arsyeja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë pasdites e mbrëmjes, janë mbledhur bashkë me të gjithë kandidatët e LDK-së për Komunat e Kosovës si dhe me anëtarët e Kryesisë Qëndrore, shkruan Observeri.

Abdixhiku ka shkruar se në Pejën e Dukagjinit, të gjithë së bashku ndanë përvojat, morrën detyrat, bashkuan forcat e u zotuan për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.

LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.

Lumir Abdixhiku, LDK

Gjithashtu ai ka shkruar se me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush./Observeri/

Postimi i plotë:

Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morrëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.

LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.

Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.

Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.

Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net