Disidenti
Lajme

LDK-ja dorëzon kallëzim penal për punësimet në KEK

0Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar mbi 100 persona në KEK, që sipas tij, janë të afërm të anëtarëve të kësaj partie.

“Po ju njoftojmë që LDK ka deponuar një kallëzim penal në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky kallëzim penal është një thirrje për drejtësi për mbi 4 mijë e 600 kandidatëve që ju ka shkelur e drejta e tyre nga marrëdhënia e punës. LDK ka shprehur shqetësimin se partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe kjo tashmë po shihet që ka qenë një realitet. Parti në pushtet nuk po ndalet kështu që kemi vendosur përtej betejës politikë të vendosim në betejë ligjore. Ky kallëzim penal sot kundër kryesuesve dhe anëtarëve të komisioneve të këtij konkursi publik por edhe të menaxhmentit të KEK-ut, është thirrje për drejtësi, thirrje për ndalje të keqpërdorimeve, dhe thirrje për ndaljen e nepotizmit dhe të emërimeve partiake të militantëve të VV-së në ndërmarrjet publike dhe në institucionet e pavarura. Ky konkurs publik është shpallur ndërmjet dy rundeve zgjedhore dhe vet hapja e 125 pozitave ka qenë konkurs me ndikim politik. LDK ka shprehur shqetësimin se partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe kjo tashmë po shihet që ka qenë një realitet”, ka thënë tutje Manaj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net