Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Latifi: Veteranët po përdoren nga opozita për interesa politike

Sipas profesorit të filozofisë politike, Blerim Latifi, protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është protestë, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të Albin Kurtit.

“Protesto jashtë Kuvendit dhe blloko punën e Kuvendit nga brenda”, ka shkuar Latifi në rrjetin e tij social në Facebook.

Sipas tij, një gjë e tillë është një ofendim i dyfishtë për veteranët, ngase ata përveç se janë ofenduar nga Qeveria me Projektligjin për pagën minimale, janë fyer edhe nga opozita, e cila hapur po bën lojën e përdorimit të veteranëve për qëllimin e saj të ardhjes në pushtet.

“Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës”, ka shtuar ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net