Kombëtarja e Kosovës ka marr një lajm të hidhur para ndeshjes së nesërme kundër Suedisë.
Ylli i “Dardanëve”, Valon Berisha është i lënduar dhe nuk do të mund të paraqitet për ndeshjen e nesërme.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, thuhet në komunikatën e FFK-së.