Qeveria ka marrë vendim që nga ky muaj të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.
Pra, sipas këtij vendimi, të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.
“Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme. Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues”, shkroi ministri Murati njoftimin e tij në Facebook.
Murati po ashtu bëri të ditur se kanë vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.