Disidenti
Lajme

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in Serbi, Lajçak ka thënë se “Vetëmenaxhimi” nënkupton krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai tha se neni 7 flet për zbatimin e marrëveshjes së viteve 2013 dhe 2015, që përfshinë themelimin e Asociacionit.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, tha Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht.

Tutje ai shtoi se nuk mund të zgjedhen se cilat marrëveshje u pëlqejnë, se cila duhet të zbatohet apo injorohet, pasi siç thotë ai nëse do ndodhte, kjo do të shndërrohej në tallje.

“Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje”, shtoi Lajçak.

Lajçak theksoi se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai pranoi se BE-ja kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta.

Por, ai tha se udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë mundur të bien dakord për secilën pikë dhe se presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin. Prandaj, propozimi ka ndryshuar.

Lajçak paralajmëroi një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç tha, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Për shkak të pakënaqësive 40 zyrtarë dhanë dorëheqje

Disidenti.net

Parashikimi i motit për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

Disidenti.net

Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën

Disidenti.net
Disidenti

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit