Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ky është zyrtari që u kap me këmbë përpjetë në veturën zyrtare

Orari i gjatë e puna e lodhshme” shpeshherë shkaktojnë ënjtjen e këmbëve. E një zgjidhje për t’i pushuar këmbët e trupin në temperatura të larta është gjetur tash e sa kohë nga disa prej zyrtarëve të institucioneve në Kosovë.

Me këmbët në dritare e me veturë zyrtare është kapur së fundmi edhe një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës. Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Bashkim Islamin, që mban pozitën e ekzaminerit në kuadër të kësaj ministrie.

Ai është parë me këmbët në dritare në veturën zyrtare ma tabelat 3Z-177-08, e cila po lëvizte dje në një fshat të Ferizajt.

Islamit, i cili ishte në karrigen e pasagjerit, siç duket nuk ia prishi qejfin as shoferi që e voziste veturën zyrtare.

Veprime të tilla jan

Kujtojmë që në Qeverinë Haradinaj ishte shkarkuar një zv/ministër që ishte kapur me këmbë në dritare derisa ishte në veturë zyrtare.

Veprime të tilla të pahijshme, si keqpërdorimi i automjeteve zyrtare edhe vazhdimisht kanë ngjallur reagime në publik.

Megjithatë këto gjeste tashmë janë bërë një normalitet në vendin tonë./Gazeta Sinjali/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net