Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ky është rezultati i mostrës së pacientit kosovar që dyshohej për linë e majmunit

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se mostra e pacientit kosovar të dyshuar në linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative.

Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSH-së, më 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKSHPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me linë e majmunëve, për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

IKSHPK është njoftuar sot nga laboratorët respektivë të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga lia e majmunëve

MSH dhe IKSHPK, rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net