Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ky është i arrestuari për grabitjen në marketin “n’Mollë” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë pas 18 ditësh në arrati, hajnin që vodhi 800 euro në marketin “n’Mollë” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari të cilit iu vunë sot prangat nga njësia policore e Stacionit Policor ‘Jugu’ është Kreshnik Asllani.

Gazeta Sinjali para disa javësh ka siguruar pamje ekskluzive të të dyshuarit dhe momentit të grabitjes, por me qëllim të mospengimit të hetimeve deri në arrestimin e tij, nuk ka publikuar asgjë.

Në pamjet e siguruara nga Sinjali shihet se i dyshuari në momentin që kishte hyrë në market për të grabitur, u kishte hedhur sprej syve dy personave që ndodheshin në lokal dhe më pas kishte vjedhur 800 euro, duke u larguar në një drejtim të panjohur.

I dyshuari shihet se ishte maskuar në atë mënyrë që i vëreheshin vetëm sytë, duke tentuar kështu të mos identifikohej nga viktimat.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net