Disidenti
Lajme

“Kush jeni more ju”, Tahiri-Vetëvendosjes: Fshijeni foton time nga video, ose përballeni me padi

0Shares

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje se do të përballen me padi pas publikimit të videos “Çka ka, çka s’ka”, e ku është përdorur edhe fotoja e shefit të deputetëve të AAK-së.

Tahiri i ka bërë thirrje VV-së ta fshijë pjesën ku paraqitet ai, përndryshe do t’i padisë në gjykatë, shkruan Reporteri.net.

“Kush jeni ju me ma qit fotografinë mua, a mendoni se kjo veç kalon kështu? Dilni në veti, qysh ju doket juve me ju vendos një parti politike, fotografinë e juaj në video, pa keqpërdor asnjë gjë? Unë nuk lejoj kjo me shku kështu. Kërkoj nga LVV me ma heq atë fotografi, përndryshe të gjitha mekanizmat ligjorë që ekzistojnë në këtë shtet do t’i përdori, për me tregu ata çka kam keqpërdorë unë. Do të ballafaqoheni me gjykatë, me padi personale. Nuk lejoj kështu me më kriju shqetësime në familje”, tha Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net