Disidenti
Lajme

Kurti: Qëllimi i vizitës në Kaliforni ishte vendosja e Kosovës në hartën botërore të investimeve

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në San Francisko të Kalifornisë thotë se qëllim kryesor qe vendosja e Kosovës në hartën botërore të fokusit të investimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Ai, përmes një videomesazhi tha se zhvilloi një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si LinkIn, VMWare, Airbnb, nmicrosoft dhe Uber, por edhe me firmat investuese si Andeessen Horoëitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje, sipas tij, në financa dhe talentet kreative të Kosovës.

“Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social, si dhe me profesionistë të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix e shumë e shumë të tjera”, është shprehur Kurti.

Më tej, i pari i qeverisë tha se kompanitë të cilat i takoi i njoftoi edhe për progresin ekonomik, teknologjik e demokratik në Kosovë, por edhe për planet e qeverisë dhe mundësitë, sipas tij, të pasura për investim në vend.

Ai bëri të ditur se vizita e tij e radhës pas Kalifornisë do të jetë në Dallas, Texas.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net