Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media.
“Propozova një marrëveshje të shkruar me gjashtë pika për një marrëveshje të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
“Gjithashtu zv.ministri Bislimi lexoi 11 pika që Serbia duhej t’i eliminonte për barrierat tregtare, por edhe kjo u refuzua”.
Kurti thotë se janë dakorduar që gjatë gushtit të ketë edhe një takim të delegacioneve, ndërsa një tjetër takim midis krerëve në shtator.
Kryeministri thotë se te pika për të pagjetur insistuam që të futet edhe togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën”.
“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili që të diskutohet kjo pikë”, tha ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/