Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij yllin botëror Dua Lipa dhe babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Kurti ka lavdëruar të dy për organizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe ka shtuar se ai festival është mbajtur “aty ku ka vendin”, pas sbhumë polemikave për zhvendosjen e tij për shkak të mos dhënies së lejes për tokën nga ministria e Planifikimit Hapësiror. Kurti potencoi se Kosova sivjet po shënon njërin ndër vitet më të suksesshme në aspektin artistik.
“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.”, shkroi Kurti.
[the_ad id='11273']

