Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi numëroi gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit, u përplas me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se data e sotme është vulosja e pranimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti.
Kreu i Qeverisë ndër të tjera u kritikua nga LDK, se ndryshoi qëndrimin për Asociacionin dhe reduktoi 22 pikat e Kushtetueses në 6 kushte.
Kurti tha se janë pikërisht ato 22 nene që tregojnë se sa herë është shkelur Kushtetuta nga ana e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Madje, Kurti tha se Abdixhiku të cilin e ka pasur dikur ministër, nuk është as sa çereku i një ministri që e ka tani.
“Ju lutem ta ruani qetësinë dhe racionalitetin. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë sa herë kryetari juaj i nderit e ka shkelur kushtetutën, profesori që do të thoshim ne, e edhe unë.
“A po sugjeron Abdixhiku që të hyjmë me forcë në veri. Abdixhikun e kam pasur ministër, dhe deputetin Hoti zëvendës, por zëvendësi Bislimi e ministri Murati, cilido prej tyre, këta dy bashkë nuk janë as çereku i njërit prej tyre. Unë i njoh shumë mirë, e kam pasë edhe ministrin e brendshëm të LDK-së dhe nuk kanë pasë këso idesh. Këtyre idetë ua dirigjon karrigia”, tha Kurti.