Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kurti ka disa fjalë për ata që po e sulmojnë Donika Gërvallen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje ka filluar një fushatë kundër MPJD-së, Donika Gërvallës me tezën se nuk e respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, tha ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net