Disidenti
Lajme

Kurti: Jam student politik i Demaçit, Vuçiq student i Sheshelit

0Shares

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë intervistën e kryeministrit Albin Kurti dhënë për televizionin N1 të Bosnjë-Hercegovinës.

Shefi i qeverisë aty tha se “si kryeministër i Republikës së Kosovës jam student politik i Adem Demaçit ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiq është student politik i Sheshelit”.

Sipas tij, dialogut duhet t’i japim shans por këto janë dy vizionet e ballafaqimit dhe përplasjes tonë.

“Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë.”

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net