Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kurti i vetëm brenda garës në LVV, Buzhala ironizon: Edhe në Partinë Komuniste ishin dy kandidatë

Gazetari Berat Buzhala e ka bërë një analogji mes Partisë Komuniste në kohën e ish-Jugosllavisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit sot mban zgjedhjet e brendshme.

Shkrimi i Buzhalës ndërlidhet me kandidatin e vetëm që garon për kryetarin e LVV-së; Albin Kurti.

Kësisoj, Buzhala thotë se në kohën e Jugosllavisë ka pasur “demokraci” pasi garonin dy kandidatë kur i organizonin zgjedhjet, kurse në Lëvizjen Vetëvendosje figuron veç Albin Kurti, duke qenë rrjedhimisht i pakonkurrencë në subjektin e tij politik.

Madje, ai tha se më shumë demokraci po duket në këto referendumet e Rusisë ne Luhansk e Kharkov sesa në LVV.

“Vec po ju kallxoj. Ne kohen e Jugosllavise ka ekzistu nje parti, Partia Komuniste. Edhe kjo parti ka pase zgjedhje te brendshme. Muj me ju garantu me cka te doni, kur i organizojshin zgjedhjet neper dege, gjithe konkurrojshin bile kah 2 kandidat”.

“LVV e ka vendose nje standard te ri ne politike, sa i perket zgjedhjeve te brendshme. Ja ka q.r. demokracise.. Ma shume demokraci po doket ne keto referendumet e Rusise ne Luhansk e Kharkov”, shkroi ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net