Disidenti
Lajme

Kurti i thërret në bisedë informative drejtuesit e medieve kryesore në Kosovë

0Shares

Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një takim edhe më kontrovers, pas atij që kishte pasur me biznesmenin Ramiz Kelmendi. Sot ai u takua edhe me televizione të “oligarkëve” e të “Klanit Pronto”.

Jo më larg se javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti me të cilin ai dhe partia e tij kishte pasur shumë konfrontime politike. E menjëherë sot, Kurti e ka mbajtur një takim që mund të cilësohet edhe më kontrovers.

Siç mësojnë burime të gazetës Nacionale, Kurti ka takuar drejtues (nga pozita të ndryshme) të televizioneve kombëtare të Kosovës. Aty përfshihen edhe mediume që dikur cilësoheshin të oligarkëvee të “Klanit Pronto, e të cilat media, respektivisht drejtuesit e tyre, edhe sot e kësaj dite sulmohen personalisht nga njerëz të partisë ose qeverisë.

Njerëz të afërt me LVV’në dhe kreun e saj vazhdimisht ngrehin dyshime për format e financimit të mediave në vend. Ata plasojnë dezinformata se shumë media në Kosovë financohen nga Rusia dhe Serbia, ndonëse për një gjë të tillë asnjëherë nuk kanë ofruar fakte, përvec njollosje.

Nacionale mësoi se në këtë takim ishin përfaqësues nga mediumi Klan Kosova që është në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Devolli, Televizionit Dukagjini, me pronësi të biznismenit Ekrem Lluka, Televizionit ATV, në pronësi të biznismenit Lul Tafa, Televizioni 7 në pronësi të biznismenit Klodian Allajbeu, si dhe RTV 21, transmetuesi publik RTK, mediumi Koha, Kanal 10, Radio Evropa e Lirë.

Klan Kosovën Kurti e quante “fabrikë virtuele për amortizimin e pakënaqësive të qytetarëve”.

Burimet i thonë gazetës se qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi dialogun e Kosovës me Serbinë, që rezultoi në dy marrëveshje shumë të rëndësishme kohët e fundit. Kurti dhe Vuçiq ishin pajtuar për Propozimin Evropian në Bruksel më 27 shkurt dhe për Anekzin e Zbatimit të atij Propozimi më 18 mars.

Kryeministri i vendit është kritikuar vazhdimisht për mungesën e intervistave pas zhvillimeve të shumta veçanërisht në dialog me televizionet kombëtare në Kosovë. Ai ka zgjedhur mediat ndërkombëtare në shumë raste për të thënë fjalën e tij. Nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndryshojë, por së fundi Zyra e Kryeministrit e punësoi znj. Zoja Surroi (e bija e publicistit Veton Surroi) në rolin e këshilltares politike për medie ndërkombëtare.

Qeveria dhe mediat

Qeveria Kurti u damkos edhe dje në raport me mediat nga një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).

“Raportime kredibile ngulmuan që zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe religjioze provuan të intimidojnë përfaqësues të mediave,” – shkruhet mes tjerash në hyrje të këtij raporti.

“Gazetarët janë ankuar po ashtu se pronarët e mediave i kanë parandaluar ata që të raportojnë për korrupsionin e nivelit të lartë qeveritar,”në raportin e DASh.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net