Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kurti: Gjendja në shëndetësi aq e rëndë saqë me të s’mund të merret vetëm ministria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është aq e rëndë saqë nuk mjafton që vetëm Ministria e Shëndetësisë të merret me të.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, teksa është pyetur lidhur me formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi dhe drejtimin e tij nga vetë kryeministri.

“Unë nuk do të jem ministër i Shëndetësisë, ministër është Rifat Latifi, por gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë nuk do të mund të merret vetëm ministria me të”, ka thënë Kurti, duke shtuar se është udhëheqës edhe i disa komiteteve të tjera të ngjashme.

Kurti ka thënë po ashtu se ka kërkuar nga secili ministër që në javën e ardhshme t’i sjellë pesë të arriturat kryesore për një vit e gjysmë, pasi më 22 tetor sipas tij, bëhen një vit e gjysmë që kur është zgjedhur Qeveria “Kurti II”.

Ai po ashti ka thënë se janë identifikuar disa probleme kryesore në shëndetësi, ndërkohë që me theks të veçantë ka përmendur komunikimin siç e ka quajtur me defekte, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) e pesë odave të punëtorëve shëndetësore.

Kurti, ka folur edhe për Elektroseverin, dhe për raportimet se në dy marrëveshjet është tentuar të ndërhyhet dhe të largohet termi Republika e Kosovës e të vendoset fusnota.

“Marrëveshjet bëhen në kuadër të Kushtetutës e ligjeve të Republikës së Kosovës. Ato janë të pranueshme për ne. Nuk e di çfarë ndryshimesh po tenton dikush. Marrëveshja për implementimin e udhërrëfyesit është tekst i përcaktuar, që është distribuuar tashmë dhe nuk mund të ndryshohet. Nuk do të bëjmë marrëveshje tjera”, ka thënë Kurti.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net